
Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë./L.F-dritare.net