Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja harta e vendeve të prekura me koronavirus në Shqipëri, dy raste edhe në Tropojë!

Ja harta e vendeve të prekura me koronavirus në Shqipëri, dy

Ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Hartës së Shqipërisë së prekur me Covid-19 i është shtuar edhe Tropoja. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Tropojë janë dy raste të infektuara me koronavirus.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tirane 102 raste

- Durres 10 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Rrogozhine 2 raste

- Fier 18 raste

- Kavaje 4 raste

- Korce 11 raste

- Vlore 5 raste

- Shkoder 3 raste

- Lezhe 4 rast

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Kruje 1 rast

-Tropoje 2 raste”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.