Italia regjistron 81 raste të virusit indian!
E Martë 15 Qershor 2021, 13:01
Dritare.net
Deri më tani ka 81 raste të variantit delta të zbuluara në Lombardi. Dy raste janë identifikuar në prill, 70 në maj dhe 9 deri më 14 qershor. Këto janë të dhënat që janë publikuar nga mediat italiane për Rajonin e Lombardisë, zonën më të prekur nga pandemia në Itali.
Megjithatë këtë muaj rastet në Itali kanë një trend në rënie krahasuar me majin. Më e rëndësishme është përqindja e ulët e variantit delta, i njohur gjerësisht si virusi indian, mbi totalin e infektimeve, e cila në maj ishte 1.20% ndërsa në qershor 1.15%./L.F-dritare.net