Ishte shpallur në kërkim, vetëdorëzohet në polici ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës
E Enjte 2 Prill 2020, 10:10
Dritare.net
Ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, pas tërmetit të 26 nëntorit, është vetëdorëzuar në Polici.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit./E.B-dritare.net