Ironia/ Emërohet koordinator për sigurinë kibernetike, zv.ministrit në Kosovë i hakohet facebooku!
E Hënë 21 Shtator 2020, 21:09
Dritare.net
Ditën e sotme në Kosovë, është emëruar si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministri i Brendshëm Zafir Berisha.
Por, ironia është se pak orë pasi ai ka marrë këtë post, të parit të sigurisë kibernetike në Kosovë i është hakuar facebooku.
“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N'dor t'kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.
Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”./ I.M-Dritare.net