I dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, arrestohet 20-vjeçari
E Enjte 2 Dhjetor 2021, 14:02
Dritare.net
Policia ka arrestuar sot shtetasin Kristjan Kelmendi, 20 vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. 20 vjeçari dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe gjithashtu dyshohet për një borxh të pashlyer të ish-deputetit ndaj 20-vjeçarit për një apartament.
Policia ka ndaluar edhe dy persona për vrasjen e Ujkës. Njëri u arrestua në Morinë kur tentoi të largohej nga vendi. Janë të dyshuar si autorë të vrasjes së ish-deputetit.
Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet.
Ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka disa ditë më parë me armë me silenciator. Ujka u qëllua me disa plumba pranë banesës së tij ku mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe pas më shumë se një ore ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës./L.F-dritare.net