Homazhet për Fatos Nanon. Ja kush do të mbajë fjalim!
E Diel 2 Nëntor 2025, 09:09
Dritare.net
Në Pallatin e Kongreseve ka mbërritur arkëmorti me trupin e pajetë të liderit historik të PS, Fatos Nano. Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli, vajza Edlira. Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.
Bashkëshortja Xhoana Nano do të mbajë një fjalim, gjithashtu dhe kryeministri i Republikës, Edi Rama, i cili është dhe pasuesi i Fatos Nanos në këtë parti.