Historia e Rosa Parks, gruas që ndryshoi historinë!
Dritare.net
Me refuzimin e saj për t'i lënë vendin e saj në autobus një burri të bardhë, rrobaqepësja nga Alabama u bë simboli i lëvizjes për të drejtat civile. Ishte 1 dhjetor 1955. Ngjarjet e mëdha të historisë shpesh lindin në një mënyrë të papritur, nga veprimet e njerëzve të zakonshëm. Rosa Parks nuk ishte një udhëheqëse e lëvizjes për të drejtat civile, por një rrobaqepëse. Megjithatë ishte gjesti i saj që i dha një shtytje të fuqishme protestave kundër përçarjes racore, duke u bërë një simbol për njerëzit me ngjyrë në Amerikë. Pas gjestit të saj, vendi nuk ka qenë kurrë më i njëjti.
Në vitin 1955, në fund të një dite normale pune, ajo hipi në një autobus për të shkuar në shtëpi. Në Montgomery, Alabama, sediljet në autobusë ishin të përcaktuara, për njerëz me ngjyrë dhe të bardhët. Meqenëse nuk kishte më vende të lira, në sediljet të cilat ishin përcaktuar për njerëzit me ngjyrë, Rosa Parks ulet në një nga rreshtat "e zakonshëm", ku njerëzit me ngjyrë të bardhë, sipas një ligji të qytetit kishin përparësi. Pas disa stacionesh, një pasagjer me ngjyrë të bardhë hip në autobus. Shoferi i kërkoi asaj të ndryshonte vend. Ajo nuk pranoi. Një reagim i qetë, pa britma një “Jo” që i dha një rrjedhë tjetër historisë. Rosa Parks qëndroi në vendin ku ishte ulur. Shoferi më pas vendos të ndalojë udhëtimin dhe të thërrasë dy agjentë, të cilët hipin në autobus dhe e arrestojnë atë.
Disa muaj më parë, në Montgomery, një studente gjashtëmbëdhjetë vjeçare, Claudette Colvin, kishte qenë protagoniste e një episodi shumë të ngjashëm. Por pa pasur të njëjtat pasoja. Asokohe, arrestimi i një gruaje të zezë që nuk pranoi t'i jepte vendin në autobus një burri të bardhë shkaktoi reagime të shumta. Të njëjtën ditë, nisin përplasjet e para në qytetin e Alabamas. Disa udhëheqës të lëvizjes, përfshirë Martin Luther King, organizuan protesta të shumta. Qytetarët me ngjyrë refuzuan të hipin në transportin publik. Bojkoti zgjati më shumë se një vit dhe u ndërpre, pasi u shfuqizua ligji, që ndante të bardhët nga njerëzit me ngjyrë. Duke u bërë një nga simbolet e të drejtave civile, Rosa Parks është nderuar gjithmonë nga udhëheqësit, duke filluar me Martin Luther King deri tek ai i presidentit i parë afrikano-amerikan Barack Obama.
Por jo pak herë ajo u kërcënua me vdekje. Ajo u detyrua të zhvendoset në Detroid, pasi askush nuk e pranonte më në punë. Nga 1965 deri në 1988 ajo ishte sekretare e John Conyers, një anëtar i Kongresit. Në vitin 1999, gjatë presidencës së Klintonit, ajo mori Medaljen e Artë të Kongresit.
Ajo i jetoi vitet e fundit të jetës në Detroid, ndërsa më 24 tetor 2005 ndërroi jetë në moshën 92 vjeç./L.F-dritare.net