Gjykata e Apelit cakton datën. Ja si do të zhvillohet seanca e Saimir Tahirit!
E Premte 3 Prill 2020, 11:11
Dritare.net
Gjykata e Apelit ka caktuar datën 9 prill për mbajtjen e senacës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.
Për shkak të situatës së koronavirusit është parashikuar të zhvillohet brenda ambjenteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtu distancën sociale.
Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre./E.B-dritare.net