Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Georgina Rogrguez bën gjestin bujar, dhuron 20.000 euro për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Georgina Rogrguez bën gjestin bujar, dhuron 20.000 euro për gjetjen e

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, ka vendosur të jap ndihmën e saj për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19. Modelja ka bërë një gjest bujar duke dhuruar 20.000 euro për kërkime shkencore.

Këtë shumë Georgina e siguroi duke shitur disa nga veshjet e saj. Përmes aplikacionit LESS, ajo nxori në ankand disa nga veshjet e saj ikonike, përfshirë një fanellë të Juventusit firmosur nga Ronaldo,veshjen e saj me të cilën shkëlqeu në "MTV EMA" dhe një fustan Balmain.

Georgina Rogrguez bën gjestin bujar, dhuron 20.000 euro për gjetjen e

Georgina ka ndihmuar edhe herë të tjera vendi ku ajo u rrit, Spanjën, në mënyra të ndryshme.

"Spanja po vuan shumë për shkak të pandemisë dhe kjo është arsyeja pse unë dua të ndihmoj. Unë kam vendosur rrobat të lezetshme në shitje dhe shuma do të shkojë për të ndihmuar spitalet spanjolle për të luftuar COVID-19", është shprehur modelja.

Pavarësisht se ka një jetë të priveligjuar, ajo asnjëherë nuk e harron origjinën dhe sakrificat që ajo vetë ka jetuar.

Georgina është nga Argjentina, por ka lindur në Spanjë, ka kaluar një jetë të vështirë derisa fati e takoi me një ndër futbollistët më të mirë në planet./ R.P-Dritare.net

Georgina Rogrguez bën gjestin bujar, dhuron 20.000 euro për gjetjen e