Gazetari nga Turqia tregon tmerrin: Tërmeti i paralajmëruar, zona ishte në rrezik ekstrem!
Dritare.net
Gazetari Sokol Brahaj foli nga Turqia për Dritare TV duke treguar se Turqia sot është në një situatë dramatike për shkak të numrit të lartë të vdekjeve dhe mijëra personave të plagosur që ende po nxirren nga rrënojat.
“Situata në Turqi sot është dramatike, ndërsa numëron rreth 4mijë viktima të konfirmuara dhe mijëra të tjerë të plagosur. Mbi 8 mijë persona janë nxjerrë nga rrënojat e pallateve dhe ndërtesave. Kushtet e motit e kanë përkeqësuar situatën, bora dhe ngrica po vonon ekipet e shpëtimit. Ndërsa goditjet dhe pasgoditjet vijojnë, që nga dje goditjet e tërmetit kanë qenë të njëpasnjëshme. Në të gjithë zonën kanë arritur grupet e shpëtimit.
E njëjta firmë që bën ndërtesa dhe gradaçela ka ndërtesa që ende qëndrojnë në këmb e të tjera që janë shembur në tokë. Ndërtesat e rrëzura janë të 10 viteve të fundit.
Aty ku ka qenë epiqendra e dy tërmeteve që goditën dje ka rreth dy vite që bëhen studime dhe situata ishte paralajmëruar. Ekipet kanë bërë studimet dhe përllogaritjet shkencore, duke u shprehur se ky tërmet ishte i paralajmëruar dhe zona ku tërmeti ka goditur ishte zona më e nxehtë. Këto paralajmërime nuk ishin teori konspiracioni, por një paralajmërim shkencor.”, u shpreh gazetari Brahaj./M.T/dritare.net