Fotot/ Ja si është transformuar Parku Rinia!
Dritare.net
Është hapur sot, për festën e fëmijëve, parku Rinia.
Parku ka ndryshuar komplet, ndërsa është kthyer në një park argëtimi, me shumë lodra e vende të bukura për të gjitha moshat.
“Duke qenë se ka trafik janë rrethuar nga duna të vogla për të ruajtur akustikën. Edhe tani që flasim nuk dëgjohet asnjë zhurmë sepse akustika është e mrekullueshme, nuk ndihet që je në mes të një zonë urbane. Për ata që kanë kafshë shtëpiake, ka një hapësirë të veçantë me lodra edhe për to. Ju kërkojmë vetëm që ta mbajmë pastër”, -tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj.
Një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe moshës së tretë, ku janë vendosur stola, por edhe tavolina shahu.
“Në shumë prej parqeve, edhe te Liqeni, edhe te 1 Maji, apo në disa zona të tjera, kemi vendosur tavolina për shah dhe domino. Më vjen mirë që gjyshërve u kemi rezervuar një hapësirë të veçantë edhe këtu. Nëse duan të miksohen me fëmijët, kemi edhe disa shkallë te amfiteatri, ku mund të ulen dhe të shijojnë nipat dhe mbesat. Por nëse duan të luajnë vetë, kemi një hapësirë edhe për ta”, tha Veliaj.
Madje parku do të ketë edhe një vend të veçantë për kafshët shtëpiake.
“Jam i sigurt se siç do të flasë “Parku Rinia” në 1 Qershor, do të flasë edhe Teatri kur të mbarojë puna pas 1-2 vitesh. Siç flet Amfiteatri te Liqeni sot, ku shitet çdo biletë, ashtu do të flasë edhe Piramida. Ftesa për qytetarët është: Jetoni, por edhe lërini të tjerët të jetojnë. Mos të merremi me llafe, mos të merremi me stërkëmbësha, me thika pas shpine, mos t'i vëmë gjoba njëri-tjetrit, mos t'i themi njëri-tjetrit: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”.-ka thënë me tej Veliaj./ I.M-Dritare.net