
Flamur Noka: I kam shërbyer shtetit, jo xhepit tim!
E Enjte 27 Shkurt 2025, 15:03
Dritare.net
Flamur Noka i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV thotë se nuk ka frikë nga SPAK. Zoti Noka tha se është i pastër para ligjit dhe në postet drejtuese që ka pasur, i ka shërbyer shtetit, jo xhepit të tij.
“Unë nuk kam frikë nga SPAK. Kurrë nuk e kam prekur asnjë cent të tjetër kujt, s’kam bërë kurrë abuzim. Jam i pastër në ndërgjegje, para ligjit dhe para zotit. Kështu që nuk ma ndjen çfarë bëjnë apo thonë të tjerët. Unë nuk jam ulur kurrë në karrige të pushtetit për xhepin tim, por për t’i shërbyer shtetit. Ndaj po eci i sigurtë drejt fitores së 11 majit”, u shpreh Noka në Dritare TV./L.F-dritare.net

















