Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thanë Trump dhe Starmer kur u pyetën për Palestinën!

Çfarë thanë Trump dhe Starmer kur u pyetën për
Foto marrë nga BBC

Në një konferencë të përbashkët për shtyp presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve mbi konfliktet në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për paqe në rajon.

I pyetur nga BBC rreth planit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin palestinez, Starmer deklaroi se kjo njohje mund të ndodhë brenda këtij muaji por vetëm nëse plotësohen disa kushte thelbësore.

Ndër to përfshihet një armëpushim në Gaza dhe rifillimi i procesit të paqes që synon një zgjidhje me dy shtete.

Ai theksoi se prioritet mbetet paqja dhe ndalimi i luftës, duke shtuar se pengjet në Gaza duhet të lirohen dhe ndihmat humanitare duhet të mbërrijnë pa vonesë.

Në këtë kontekst, Starmer u shpreh se çështja e njohjes duhet të shihet me kujdes, duke lënë të hapur mundësinë për veprime të mëtejshme diplomatike, në varësi të zhvillimeve në terren.

Nga ana e tij, Donald Trump u shpreh me tone të forta për situatën në Gaza.

Ai kërkoi që pengjet e mbajtura nga Hamasi të lirohen menjëherë dhe nënvizoi se duhet ta kujtojmë 7 tetorin një nga ditët më të këqija dhe më të dhunshme në historinë e botës.

“Dua një fund të këtij konflikti. Mendoj se do të jetë në rregull në fund, por ka qenë një periudhë jashtëzakonisht brutale,”- tha Trump./E.P-dritare.net