Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi me CEO-n që u kap mat në koncertin e Coldplay!

Çfarë ndodhi me CEO-n që u kap mat në koncertin e

Një përqafim i kapur nga kamerat gjatë një koncerti të Coldplay në Boston ka shkaktuar furtunë në rrjet dhe pasoja të menjëhershme për një nga drejtuesit më të lartë të një kompanie teknologjike amerikane.

Në një video që u transmetua në ekranin gjigant të skenës dhe më pas u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, dy persona – një burrë dhe një grua – shihen duke u përqafuar ndërsa këndojnë bashkë me turmën. Por sapo fytyrat e tyre shfaqen në ekran, ata të dy reagojnë menjëherë duke u fshehur me siklet nga kamera, gjë që shkaktoi kureshtje dhe dyshime të shumta mes publikut.

Komentet spontane të këngëtarit të grupit, Chris Martin, e shtuan edhe më shumë interesin: “Ose po tradhtojnë, ose janë shumë të turpshëm”, tha ai mes të qeshurave të publikut.

Menjëherë pas koncertit, videoja u shpërnda me miliona shikime në TikTok, u kthye në meme dhe u komentua në emisione televizive. Pak ditë më vonë, kompania Astronomer, e cila merret me analitikë të të dhënave, njoftoi se CEO i saj, Andy Byron, është pezulluar nga Bordi i Drejtorëve, ndërsa nis një hetim i brendshëm mbi ngjarjen.

Në një deklaratë zyrtare, kompania theksoi se udhëheqësit e saj priten të jenë shembull për sjelljen dhe përgjegjësinë. Edhe pse nuk përmendet konkretisht videoja, reagimi vjen pas valës së zhurmës në rrjet.

Ndërkohë, rolin e CEO-së do ta marrë përkohësisht bashkëthemeluesi dhe drejtori i produktit, Pete DeJoy.

Ndonëse në rrjet qarkulluan emra dhe identifikime të dy personave në video si Andy Byron dhe Kristin Cabot, drejtoresha e burimeve njerëzore të Astronomer, asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht përfshirjen. Kompania gjithashtu ka mohuar që të jenë përfshirë të tjerë punonjës.

Për më tepër, disa deklarata të rreme që pretendohej se ishin nga Byron janë përgënjeshtruar si të pavërteta nga kompania.

Burimi: BBC