Çfarë kërkon Gert Bogdani në foton me ish-ministrin e arrestuar nga Zimbabve për aferë korruptive? Ja si përgjigjet Basha!
E Hënë 19 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Duke folur për korrupsionin në nivelet e larta, kreu i PD, Lulzim Basha tha se ish kreu i bashkisë së Veronas ishte arrestuar, po ashtu edhe ministri i Shëndetësisë i Zimbabve, për aferat publike dhe i quajti ata peshq të mëdhenj.
Në konferencën për shtyp Basha është pyetur edhe nëse ai e ka pyetur ish-deputetin e PD Gert Bogdani për një foto që qarkullon në media, ku ky i fundit shfaqet në prezencën e ministrit të Zimbabve i arrestuar për një aferë korruptive rreth 60 mln dollarë.
Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së, por tha shkurtimisht se: çdo person i PD është një në dispozicion të drejtësisë për gjithçka, duke filluar nga ai i pari./ I.M-Dritare.net