4000 euro për provim/Arrestohet pedagogu i Akademisë së Sigurisë!
Dritare.net
Pedagogu i Akademisë së Sigurisë, Qetsor Gurra, është arrestuar pas akuzave për korrupsion. SPAK, ka vendosur masën e sigurisë për këtë person, por edhe për një tjetër person, duke dhënë detaje mbi këtë çështje.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë bëhet e ditur se shtetasi me iniciale D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro për provimin në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit. Ndërkohë, Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm te punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Masa e sigurisë ndaj këtyre dy personave janë zbatuar ditën e sotme./M.M-dritare.net