Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Faksimile/ PD paguan 30 mijë dollarë për të takuar Matthew Palmer

Faksimile/ PD paguan 30 mijë dollarë për të takuar Matthew

Partia Demokratike ka kërkuar me datë 11 qershor të 2020 nga kompania e lobimit “Sonoran Policy Group” që kjo e fundit t'i sigurojë krerëve të PD një takim me zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan Matthew Palmer.

Siç tregohet edhe nga dokumentet e publikuara nga Lexo.al, me datën 19 qershor PD ka paguar tek kjo kompani 30.000 dollarë për shërbimet,

Kërkesa e PD, është regjistruar tek kjo kompania vetëm një javë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore në vendin tonë.

Faksimile/ PD paguan 30 mijë dollarë për të takuar Matthew

Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë./ I.M-Dritare.net

Klikoni linqet për materialet:

6399-Exhibit-AB-20200320-40

6399-Supplemental-Statement-20200730-7