Elisa Spiropali tregon kujt ia ka vënë syrin ta "hajë" në mëngjes
E Mërkurë 30 Shtator 2020, 08:08
Dritare.net
Elisa Spiropali dhe aktivisti i "Nisma Thurje" Endri Shabani u përplasën keq gjatë një emisioni dhe në debat e sipër ministrja i tha atij: “Unë ty të ha për mëngjes”. Kjo ka shkaktuar reagime në rrjet dhe nuk munguan as memet nga faqet më të mëdha të satirës në vend.
Por sot, Spiropali ka treguar se çfarë ha në të vërtetë për mëngjes. Dhe nuk është Endri Shabani, por kornfleksa me boronica.
Ajo ka postuar një foto të mëngjesit të saj në Instagram, ku shihet pjata me kornfleksa dhe fruta pylli.
Në të vërtetë fotoja duket e marrë nga faqe të tjera dhe të çon ndërmend menjëherë boronicat e Shkëlzen Berishës. Mesa duket ka qenë qëllimi i Elisës, të tregojë që nuk "do të hajë" Endrin, por Shkëlzenin./dritare.net