Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia dhe deputetja e PD Elda Hoti janë paraqitur sot në SPAK.
Raportohet se Xhemal Qefalia është thirrur për t’u marrë në pyetje për dosjen e 21 Janarit.
Mësohet se deputeti socialist është thirrur si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme.
Ndërsa deputetja Elda Hoti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pasi ajo hodhi një lëndë të lëngshme në sallën e Kuvendit që dyshohet të jetë benzinë./E.P/dritare.net