Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dushan Janiç: Ja pse Grenëll është më mirë ta kesh mik se sa armik!

Dushan Janiç: Ja pse Grenëll është më mirë ta

I ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, politologu serb Dushan Janiç ka folur rreth deklaratave të tij të mëparshme për Grenëll. Sipas Janiç, Grenëll është një mbështetës shumë i rëndësishëm i çështjes serbe dhe se lobizmi nuk mund të bëhet kur ke një pozicion zyrtar. Ai shprehet se Grenëll është më mirë ta kesh mik se sa armik.

“Ka qenë gabim nga ana ime ajo deklarata për Grenëll i paguar si lobist nga Vuçiç, ishte një keqinformim dhe ndodhi në mes të një historie. E vërteta ama është që Grenëll është një mbështetës shumë i rëndësishëm i çështjes serbe, fakt është se ka ndihmuar ambasadën serbe në Amerikë për të organizuar për 4 ose 54 republikanë ne senat për të promovuar politikën e Vuçiç kundër Dodiç në Bosnje. Unë nuk kam gjë kundër lobizmit por nuk mund të bëhen kur ke një pozicion zyrtar. Madje Grenëll është afër edhe disa politikanëve në Tiranë, jo vetëm Vuçiç. Unë nuk jam FBI kështu që po e lë me kaq këtë punë. U gjenda padashje në mes të një tragjikomedie ndërkohë që po bëhej një sherr një debat në Kongresin Amerikan pa e ditur unë. Doja të thoja gjithashtu se Grenëll është i rëndësishëm, ai ka qenë koordinator i shërbimeve sekrete në Amerikë, madje ka qenë një ndër personat përgjegjës për të përgatitur edhe atë gjyqin për grushtin e shteti kundër Trump sipas ligjit marshall të Amerikës. Të jesh lobist është një punë. Grenëll është një njeri me influencë, a paguhet apo jo nëse është lobist deri sa nuk ka një pozicion zyrtar është normale, çështja është që qeveritë duhet të bëjnë transparente të gjitha pagesat që bëjnë për qëllime lobizmi. Grenëll është një nga njerëzit kryesor të Trump, ka shumë influencë dhe prandaj është më mirë ta kesh mik se sa armik Grenëll.”, u shpreh Dushan Janiç./Dritare.net