Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtoresha e Rinisë në bashkinë e Tiranës, Iva Beharaj: Maratona e vrapit, tashmë një traditë për kryeqytetin!

Drejtoresha e Rinisë në bashkinë e Tiranës, Iva Beharaj:

"Maratona e Tiranës" është në ditët e fundit të organizimit dhe përgatitjeve logjistike. Në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte sot e ftuar drejtuesja për Politikat e Rinisë në bashkinë Tiranë Iva Beharaj, e cila na tregoi më tepër rreth "Maratonës së Tiranës 2021", për të gjithë të apasionuarit e sportit që do t'i bashkohen aktivitetit.

"Maratona është e hapur edhe për qytetarët e thjeshtë që e praktikojnë vrapin si një hobi, por edhe për sportistët profesionistë. Këtë vit në jemi certifikuar për garën e plotë 42 kilometra që do të thotë se do të kemi sportistë të kualifikuar për garat e gjata. Sot është edhe dita e fundit për aplikim në faqen tonë Tirana Maraton 2021, duke plotësuar një formular të thjeshtë aplikimi.

Kjo është gara më e madhe sportive për qytetin e Tiranës dhe tashmë është një traditë pasi përveç eventit final ne kryejmë edhe kurse përgatitore, të cilat kanë nisur prej 2-3 javësh. Ashtu si vitet e tjera kemi pasur 40 shtete të huaja pjesëmarrëse në garë. Aplikantët që janë të vaksinuar mjafton të sjellin certifikatën e vaksinimit, ndërsa për aplikantet që ende nuk e kanë bërë vaksinën kemi ngritur tenda për të bërë edhe testin e shpejtë.

E diela përveç se do jetë një ditë pa makina, do të jetë ditë e pasur me program artistik dhe promovim të kulturës, traditës dhe artistëve të rinj.",- u shpreh Beharaj./M.T/dritare.net