Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze

Një vitë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës në dhomat e specializuara në Hagë, rreth të shkuarës së tij në UCK. Në fakt në atë kohë pati debate rreth kësaj dorëheqje, pasi më së shumti ishte për të provokuar zgjedhjet, pas bllokimit të bisedimeve amerikane nga taksa 100 për qind kundër Serbisë, se sa për për shkak të thirrjes në Hagë.

Por vet Hardinaj dhe mbështetësit e tij, kishin dëshirë ta ambalazhonin si gjest kalorsiak dorëhqjen me shpresë se mund të shtonte vota.

Një vitë më pas, Presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaci është thirrur po ashtu nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Ai njësoj si Haradinaj ka shkuar të jap shpjegime, dhe është në pritje të vendimit nëse do të merret i pandehur apo jo.

Në atë moment do të jap dorëheqje.

Pra Haradinaj dhe Thaci janë në pozita të njëjta para Gjykatës Speciale. Janë të dy të thirrur nën dyshimet se mund të merren të pandehur.

Në këto kushte deklarata e Haradinaj se është i gatshëm të kandidoj për President, nëse Hashim Thaci jep doreheqje dhe ristrukturohet qeveria, është paradoksale. Kosova nuk ka nevojë për një president të dytë që e presin në Hagë për të dhënë shpjegime. Ajo e ka presidentin aktual me këtë staus dhe nuk ka pse zëvendësohet me dikë që ka status të njëjtë.

Nga pikpamja politike, në Kosovë ende nuk është hapur debati se cfarë do bëhet me Presidentin deri sa Presidenti është në detyrë dhe qeveria në punë. Nëse hapet ky debat dhe kjo varet nga vendimet e Presidentit, Kosova ka nevojë për një President, që të prodhojë lajme të reja për Kosovën dhe jo të përsëris lajmet e vjetra në linjën Hagë Prishtinë.

Dhe lajmet e reja vijnë nga njerëz të rinj, nga fytyra të reja dhe personalitete publike që ja bëjnë më të lehtë Kosovës betejën e saj me historitë e luftës.

Nëse bëhet fjalë për ristukturim të qeverisë, atëhere bëhet fjalë për futje të PDK në qeveri dhe futja e PDK në qeveri lë pak shanse që Presidentin ta marrë dikush tjetër.

Nga pikpamje etike, Haradinaj është duke zënë rradhë për një zyrë, i zoti i së cilës ka hall të njëjtë me Haradinaj. Në këtë pikë ai duhet së paku të pres që ngjarja të ndodh, dhe pas kësja duhet të mendoj si të zgjidh hallin e tij të njëjtë dhe jo si të shkoj dhe ky në Hagë nga zyra e Presidentit. Se mund ti ndodh ta marrin para Thacit dhe i ikën kot mundimi i kandidimit.

Aq më tepër që një vitë më parë ai është betuar se po largohet nga kryeministër se e ka thirrë Gjykata Speciale. Kjo tregon se nuk bëhet më fjalë për të shkuar drejt zyrës së Presidentit me fletëthirjen e Hagës në xhep, por për të shkuar drejt Hagës me mandatin e Presidentit në xhep. Këtë ofert e kemi gati. Na duhet një e re./ TemA