Doganat shtojnë kapacitetin, ulet numri i shqiptarëve që presin në Kakavijë!
E Premte 14 Gusht 2020, 20:08
Dritare.net
Qindra qytetarë sot kanë pritur me orë të tëra, në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të procedurave të gjata dhe të paqarta për qytetarët të kërkuara nga pala greke, ndaj shtetasve që hyjnë në territorin e tyre, për shkak të politikave të reja të koronavirusit.
Në orët e mbrëmjes, mësohet se është ulur ndjeshëm numri i personave që presin në këtë pikë kufitare.
Të dy palët, ajo shqiptare dhe greke mësohet se kanë shtuar kapacitetin me të cilin po punojnë.
Pala greke po punon me 4 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 6 të tilla./ I.M-Dritare.net