Djali i vogël i dërgon fjalëkryq Mbretëreshës, dhe merr surprizën e papritur!
Dritare.net
Timothy Madders një djalosh nga Britania e Madhe ka marrë një letër falënderimi nga Mbretëresha, pasi i ka dërguar asaj një fjalëkërkuese të bërë në shtëpi me qëllimin që Mbretëresha të mos mërzitej gjatë karantinës.
Por, ndërsa djaloshi dhe familja e tij ndoshta nuk kanë pritur kurrë që dhurata të arrijë deri te Mbretëresha Elisabeth II, loja jo vetëm që ka arritur por edhe ka marrë vlerësimin e Mbretëreshës.
Elisabeth II, i ka shkruar një letër falënderimi djalit të vogël.
"Ishte shumë e rëndësishme dhe më bëri të lumtur që ajo i pëlqeu", tha Timothy.
Nëna e Timothy, tha që ishte e shqetësuar që Mbretëresha dhe shumë të tjerë mund të ndjeheshin të trishtuar, të vetmuar dhe të mërzitur gjatë karantinës. "Ai donte të bënte diçka për ta përshëndetur atë dhe ai e bëri atë në shkrimin e tij". / I.M-Dritare.net