Detajet/ Çfarë do të ndodhë në sezonin e fundit të La Casa de Papel!
Dritare.net
Është e konfirmuar tanimë që seria e njohur televizive, La Casa de Papel, një prodhim i "Netflix" do të ketë edhe një sezon të pestë, që rezulton të jetë sezoni i fundit.
Deri më tani dihet se sezoni i ri do të ketë 10 seri dhe do të jetë i fundit.
Në kast, mësohet se ka dy aktorë të rinj, Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criad. Ndërkohë, përflitet se publikimi do të bëhet në vitin 2021 ose 2022.
Gjatë sezonit të pestë, thuhet se do të ndodhë edhe shpërbërja e grupit dhe se do të ketë edhe viktima të tjera.
Sipas "Express.cp.uk" mendohet se do të jetë Rio (i luajtur nga Miguel Herran), i cili mund të mos dalë i gjallë nga banka dhe se do të ketë një rikthim të ish-të dashurit të Tokios.
Në episodin e parë të sezonit të parë, Tokio është në arrati pasi grabitja me të dashurin e saj shkoi keq. Partneri i Tokios, u qëllua dhe u vra, duke e lënë atë vetëm dhe duke menduar të dorëzohej.
Një video nga sezoni i pestë, , tregon Tokion me një burrë të panjohur që shkon drejt Lisbonës, Portugali. Pamjet e zbuluara nuk japin shumë përsa i përket historisë për vazhdimin e Money Heist, por shumë fansa besojnë se bëhet fjalë për një rikthim të ish-it të saj në sezonin e pestë. Ndjekësit e filmit kanë nxjerrë edhe spekulime për një lidhje të mundshme mes martesës: Berlin-Tatiana dhe vjedhjes.
Disa prej tyre mendojnë se Berlin (Pedro Alonso) ka qenë i martuar me inspektoren Alicia Sierra (Najëa Nimri) dhe se ajo dhe Tatiana (Diana Gomez), janë në fakt i njëjti person. Kjo për shkak të ngjashmërive të tyre fizike:
Teori të tjera, thonë se Tokyo është e vetmja e mbijetuar dhe po tregon historinë nga burgu, ose pasi ia del të shpëtojë.
Ndërsa spekulime të tjera, thonë se Tokyo birëson djalin e Nairobi-t dhe të gjithë ia dedikojnë asaj vjedhjen.
Gjithsesi pothuajse të gjitha janë spekulime, pasi asnjë informacion nuk është ende zyrtar nga Netflix, ndërsa ajo që është e sigurt është që filmi do të ketë edhe një sezon./ I.M-Dritare.net