Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe për Fatos Nanon: Na dha mundësinë të rriteshim!

Braçe për Fatos Nanon: Na dha mundësinë të rriteshim!

Deputeti i PS, Erion Braçe kujtoi kontributin e Fatos Nanos në ndërtimin e Partisë Socialiste, duke theksuar se ai i dha mundësi të gjithëve, përfshirë edhe ata që vinin nga rrënojat e Partisë së Punës dhe të rinjtë që iu bashkuan më vonë.

Në një prononcim për mediat në homazhet në nder të ish liderit të PS, Braçe deklaroi se “Fatos Nano I dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë sesa ajo që trashëgoi”.

Erion Braçe: Fatos Nano i dha mundësi të gjithëve, edhe atyre që ishin në rrënojat e Partisë së Punës dhe gjithë të tjerëve që dolën më pas. Pa i mohuar kërkujt mundësinë për tu rritur, për tu zhvilluar dhe për të bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti më të mirë sesa ajo që trashëgoi