Biden: Kjo dekadë vendimtare për botën. Duhet bashkëpunim!
E Martë 21 Shtator 2021, 16:04
Dritare.net
Në fjalimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar për bashkëpunim me aleatët në këtë dekadë që ai e ka cilësuar vendimtare për botën.
Garancitë e tij vijnë mes tensioneve me aleatët për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe përplasjes diplomatike me Francën.
Biden bëri fushatë për kthimin e Amerikës në një rol udhëheqës global, gjë që ai e ripohoi sërish sot.
"Unë besoj se ne duhet të punojmë së bashku si kurrë më parë," tha presidenti.
Asambleja e 76-të e Përgjithshme zhvillohet në sfondin e një krize klimatike dhe një pandemie që ndodh një herë në një shekull./L.F-dritare.net