Berisha për ambasadoren Kim: Nuk mund të takohet me mua pa më kërkuar falje!
Dritare.net
Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së ambasadores së SHBA në Shqipëri, zonjës Yuri Kim e cila tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, të mos takohet me persona non grata, ndër të cilët është edhe ish-kryeministri.
“Është një deklaratë sikur ta ketë bërë Rama. Sepse është një gënjeshtër. Kjo sepse zyrtarë të lartë të DASH takohen me persona të padëshiruar madje edhe me kukulla apo ithtarë të flaktë të Vladimir Putinit, këtu e kam fjalën për Ramën. PD mbetet e vendosur për të filluar marrëdhëniet shumë të mira miqësore me SHBA. Amerika është aksioneri kryesor i sigurisë dhe ne në opozitë dhe pushte, besojmë se do të japim çdo kontribut që ky funksion të përmbushet. Këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhënie me Soros. Ambasadorja flet si guvernatorë. Sic e keni parë shkon në një super harmoni me element të diskretituar si Rama apo Balla ”, u shpreh Berisha./L.F-dritare.net