Berisha: Pengu që më ka mbetur nga vrasja e Azem Hajdarit!
Dritare.net
Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi tha një ditë më parë se, ish-kryeministri, Sali Berisha duhet të merret zvarrë dhe të çohet në gjykatë për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Kësaj deklarate të Klosit i është përgjigjur Berisha. Ish-kryeministri tregon pengun që i ka mbetur nga vrasja e Hajdarit.
“Pengu i vetëm që kam se ata të cilët e urdhëruan vrasjen e shekullit, ata mbeten pa zbuluar, kurse vrasësit dhe ekzekutorët e projektit të hakmarrjes primitive të Azem Hajdarit, ata kanë marrë dënimin në dijeninë time nga gjykata. Të sigurt të jeni ju se një nga pjesëmarrësit është Fatos Klosi. Ai akt, mjafton të lexosh deklaratat e tij dhe të kuptosh se ai ka qenë organizator, në vrasje. Problemi është këtu se këta ekzekutuan një pjesë të mirë të atyre që morën pjesë në ekzekutim. Kjo që ndodh është thjeshtë një përpjekje e Edi Ramës, për tu hakmarrë, për të ekzekutuar për së dyti Azem Hajdarin, si akt hakmarje për atë që ai i bëri etërve të Edi Ramës por edhe Ramës. Është thjeshtë një akt për të shpërblyer vrasësit e Azem Hajdarit që jetojnë në burg dhe jashtë burgut."-tha Berisha./K.C/dritare.net