Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha nuk u paraqit, reagon SPAK!

Berisha nuk u paraqit, reagon SPAK!

SPAK ka reaguar pasi Berisha refuzoi të paraqitet për tu marrë në pyetje për 21 janarin.

SPAK thotë se fletëthirrja e parë më datë 3 nëntor u refuzua me shënimin “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Ndërsa fletëthirrjet e datës 7 nëntor është refuzuar për tu marrë si në banesë, ashtu edhe nga grupi i PD në Kuvend.

Reagimi i plote

Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon: Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit: [email protected], më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi./report.tv