Berisha: Ja pse e denoncoj vendimin e fundit të Ramës!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët. Ai e nisi fjalën e tij duke bërë një denoncim. Berisha deklaroi se Edi Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sokol Sadushit dhe se përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave.
"Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës, me të cilin ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë, apo Sado Gjykatën, tani e tutje do ta quani Sado Gjykatë, gjykata Sadushi e ka kapur përmes Sadushit të tij.
Për sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë sui generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori turpi. Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave”, u shpreh Berisha./Xh.Xh/dritare.net