
Berisha iu dorëzua grekëve në Athinë! Flet Pëllumb Xhufi!
Dritare.net
Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTV foli për mitingun e së dielës së Sali Berishës në Athinë, ndërsa e krahason me takimin e Ramës në 2024-ën.
"M’u duk më shumë si një vizitë e një pendimtari që organizon një miting në një mjedis të përfaqësuar nga qytetarë shqiptarë me kombësi greke që jetojnë në Greqi, ndoshta emigrantë, apo grekë. Por ndryshonte shumë nga mitingu i Ramës, edhe njerëzit ishin ndryshe. Në mitingun që bëri Rama ishin familjarë të rregull, burrë, grua me fëmijë. Ishte një lloj feste, me skenografi, flamuj shqiptarë. edhe fjalimi ishte shumë ndryshe nga ai i Berishës. Rama pati guximin që shtroi të gjithë agjendën e politikës shqiptare që ka me politikën greke, problemet e pazgjidhura dhe ato të krijuara falë politikës grekë. Berisha shkoi të kërkojë falje, në mënyrë indirekte që do bëjë Marrëveshjen e Detit. Berisha është dorëzuar te grekët gjithë këto vite ka mbështetur marrëveshjen e detit, që është marrëveshje turpi, e bërë jashtë dijenisë së institucioneve. Kjo marrëveshje është një budallallëk, për të mos thënë antikombëtare.”, tha Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net

















