Andoni: Basha fitoi, tani bashkëpunim me Ramën për integrimin!
Dritare.net
Gazetari dhe opinionisti Ben Andoni i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV u shpreh se një bashkëqeverisje Rama-Basha duhet për procesin e integrimit. Sipas Adonit, jo të jetë një qeverisje e përbashkët, por PD-ja të marrë dy-tri ministri.
“Unë besoj se mbas zgjidhjes së ngërçit dhe fashitjes së masakrës zgjedhore, metaforë që zoti Basha po e mban fort, do të kthehet kjo alternativa e bashkëqeverisjes dhe Basha e ka shumë të afërt këtë qasjen për shkak të aderimeve të Shqipërisë hapave që ka përpara etj. Duhet për procesin e integrimit. Jo një qeverisje e përbashkët, ndoshta mund t’i jepen PD-së dy-tri ministri, nga ato që kanë punë por që nuk kanë peshë, siç është Ministria e Integrimit. Dhe kjo e ndihmon shumë PD-në për të treguar diçka për imazhin e saj. Mund t’i ofrohet edhe Ministria e Diasporës. Ju e dini se ne vuajtëm shumë për përfshirjen e diasporës edhe në këto zgjedhje. Qasje jo e mirë është ajo që bën zoti Basha, por në shumë momente nuk lë derë për të dalë. Siç ndodhi me çadrën ose momente të tjera. Duhet të lerë një shteg ku të dalësh.”, tha Andoni./K.C/dritare.net