Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Vrasja në Elbasan mund të ishte parandaluar, shkaktar i kësaj gjendjeje është Rama!

Basha: Vrasja në Elbasan mund të ishte parandaluar, shkaktar i

Kryedemokrati Lulzim Basha në një intervistë për “Open” në Top Channel ka folur për ngjarjen në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Sipas tij, ngjarja mund të ishte parandaluar dhe se fajtor është Rama.

"Jam shprehur disa herë, qoftë në dy takime masive si ai i Lushnjes dhe i Durrësit. Pa diskutim që është ngjarje e rëndë që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite, Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që kanë bërë aleancë me Ramën. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, janë treguar me emër e mbiemër në SPAK, ndërsa shteti është nën gjunjë para tyre. Këta janë njerëz me precedent penal. Një gjë është e sigurt, vota në 25 prill është e sigurt për ti dhënë fund kohës së këtij kryeministri dhe marifetit të shitblerjes së votës. Shkaktari i kësaj gjendje është personi që ka dështuar për 8 vite dhe i ka futur njerëzit në shitblerjen e votës", tha Basha./M.M-dritare.net