Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha përballet me gazetaren e ekonomisë për taksat: Me premtimin tuaj, bizneset e vogla do paguajnë më shumë

Basha përballet me gazetaren e ekonomisë për taksat: Me premtimin

Kreu demokrat Lulzim Basha, mbrëmë i ftuar në emisionin Zonë e Lirë, është përballur me gazetaren e ekonomisë, Ornela Liperi. Çështja e debatit, ka qenë taksimi për biznesin e vogël. Basha ka premtuar uljen e taksës vjetore në 0.5 %. Ndërkohë sipas premtimit të kryeministrit Rama, të gjithë bizneset me xhiro vjetore deri në 140 mijë euro në vit, nuk do të ketë asnjë taksë. Në këtë mënyrë, shprehet gazetarja, rezulton që bizneset të paguajnë më shumë, jo më pak. Ja debati:

Ornela Liperi: Për taksimin, unë nuk e di si i keni bërë llogaritë, por mua më del që bizneset do të paguajnë më shumë më këtë mënyrë

Lulzim Basha: Jo

Ornela Liperi: Po, mua kështu më del

Lulzim Basha: Jo, pra, ja t’jua sqaroj…

Ornela Liperi: Atëherë sipas premtimit të Ramës, çdo biznes që bën deri në 140 mijë euro në vit xhiro, nuk do të ketë tatim fitim.

Lulzim Basha: Mungon një gjë thelbësore, në propozimin tim që është kopjuar keq. Se është kopjuar keq, propozimi im është kopjuar keq.

Ornela Liperi: Rama e ka hequr fare

Lulzim Basha: Nuk e ka hequr fare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me bizneset. Sghpeshehrë dhe në praninë e medias. Mjaft të dalim sot tek një biznes në rrugë dhe ai do të thotë që paguan taksa. Paguan taksa bashkiake dhe gjobat dhe ai ka frikë të shkojë të hapë qepenin.

Ornela Liperi: Gjoba nuk ka lidhje, por flasim për taksat.

Lulzim Basha: Ka një zgjidhje integrale. Dua ta them shtruar. Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Edi Ramës. Çdo biznes torturohet me taksa. Çdo biznes paguan 3-7 herë më shumë detyrime ndaj bashkisë se sa kur paguante deri në vitin 2015. Nesër nuk do të përballen më me inspektorë. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë më presion tatimorësh apo inspektorësh.

Ornela Liperi: Nuk arrij ta kuptoj. Si do çlirohet kur do paguajë 700 mijë lekë në vit?

Lulzim Basha: Po do çlirohet pra…varet nga xhiro

Ornela Liperi: Po jo se sot s’paguajnë aq, unë kam faturat e bashkisë…paguajnë 75 mijë lekë. Në Tiranë të paktën.

Lulzim Basha: Të reja?

Ornela Liperi: Të vjetra..unë i pashë po them. Kam parë faturat

Lulzim Basha: Po taksa e shkollës?

Ornela Liperi: Po janë të gjitha…pjesa më e madhe e biznese të Tiranës nuk kanë reklama. Pjesa më e madhe paguajnë 75 mijë lekë të vjetra, korrupsionet janë diçka tjetër.

Lulzim Basha: Korrupsioni është gjithçka.

Ornela Liperi: Ne po flasim për taksat zyrtare./L.F-dritare.net