Ish-presidenti Bamir Topi në SPAK, për 21 Janarin
E Martë 9 Dhjetor 2025, 10:10
Dritare.net

Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku po merret në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011. Kjo është hera e parë që Topi pyetet zyrtarisht në lidhje me këtë çështje.
Ngjarjet e 21 janarit ndodhën gjatë qeverisjes së atëhershme të Sali Berishës, ku katër protestues humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë.
SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të asaj dite./L.F-dritare.net