Arben Ahmetaj: Ja çfarë thotë raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë!
Dritare.net
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, doli dot në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me raportin e Bankës Botërore për ekonominë e Shqipërisë. Në lidhje me papunësinë në vend Ahmetaj tha se në raport shkruhej ajo ka ulur, ndërsa theksoi se ka paralajmëruar se duhet të merren masat për të ndaluar krizat ekonomike.
“Çfarë thotë raporti? Raporti i referohet para krizës së Ballkanit perëndimor dhe thekson se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti nivelin më të lartë historik në vitin 2019 me 45.6% për grup moshat 15 vjeç e sipër. Çfarë tha për Shqipërinë? Gjatë dy viteve të fundit, rritja e pagës minimale e ka rritur pagën mesatare mbi 12% në rajon, Shqipëria renditet me 18% rritje.
Çfarë tha tjetër për Shqipërinë raporti? Shkalla e papunësisë ka rënë në nivele të ulëta rekord në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri arriti një nivel të ri të ulët prej 11.5%. Por çfarë paralajmëron Banka Botërore? E theksoj, jo pa qëllim paralajmërim sepse çdo paralajmërim i jepet qeverive të rajonit për të marrë masat e duhura nëpërmjet reformave, qoftë në sektorin social, qoftë në sektorët e tjerë për të parandaluar ri zhytje në varfëri si ajo e vitit 2012”, tha Ahmetaj sot në një konferencë për shtyp./L.F-dritare.net