Ambasadorja Kim: Ngrihuni dhe veproni kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
E Martë 29 Shtator 2020, 12:12
Dritare.net
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka bërë thirrje që të ndërmerren veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ajo kërkon të aplikohet për hetues të BKH-së, pasi sonte është afati i fundit.
"Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni, ngrihuni dhe veproni!”-shkruan Kim./K.C/dritare.net