Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën: KED të përshpejtojë procesin

Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën: KED të

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kanë takuar ditën e sotme, Vitore Tushën e cila mori drejtimin e KED-së, pas largimit të Ardian Dvoranit. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se, SHBA-ja mbështet Tushën dhe gjyqtarët e prokurorët që kanë kaluar vetingun.

“Respekt ndaj gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SH.B.A mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar vettingun. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet.”- shkruan ambasadorja Kim.

Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën: KED të

Ndërkohë, ambasadori Soreca shprehet se, një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit me BE-në dhe për demokracinë e stabilitetin në Shqipëri. Dhe sipas tij, roli i KED-së për të ecur me shpejtësi në këtë proces është i rëndësishëm. Soreca thotë se KED-ja duhet të përshpejtojë procesin e vlerësimit dhe renditjen e kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese

“Bashkë me ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takuam znj. Vitore Tusha, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një kusht kyç për bisedimet e anëtarësimit me BE-në dje për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri. Roli i KED për të ecur me shpejtësi në këtë proces është i rëndësishëm. Presim një vlerësim të shpejtë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Opinioni i Komisionit të Venecias është një mundësi për të rënë dakord për mënyrën sesi të ecësh përpara për të siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni i vetëm që mund të interpretojë Kushtetutën dhe të vendosë mbi konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë me vetëqeverisjen dhe pavarësinë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është krijuar për këtë qëllim dhe renditja dhe vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED-së 2020 është të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë në vendimet e tij. Bashkimi Evropian qëndron krah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së.“, thuhet në postimin e Soreces./K.C/dritare.net

Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën: KED tëAmbasadorët Kim dhe Soreca takojnë Vitore Tushën: KED të