Ambasada e SHBA bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës: Reformat e suksesshme, mbështeten te gjyqtarët e rinj!
Dritare.net
Ambasada amerikane, ka publikuar sot pamje nga Shkolla e Magjistraturës, ku përmes një bashkëpunimi, është ngritur një sallë moderne gjyqi, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Reformat e suksesshme në drejtësi, shkruan ambasada, mbështeten te gjyqtarët e rinj. Ndaj për t’u formuar në lidhje me profesionin e ardhshëm ata duhet të marrin trajnimin e duhur.
“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon mëposhtë”, shkruan ambasada./L.F-dritare.net