Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada amerikane publikon foton e çiftit Rama dhe Biden: Roli i veçantë në OKB!

Ambasada amerikane publikon foton e çiftit Rama dhe Biden: Roli i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ambasada amerikane postoi foton e çiftit Rama dhe Biden, duke theksuar se si anëtarë të Këshillit të OKB, Shqipëria ka një rol të veçantë.

“Si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./L.F-dritare.net