Aksioni i pastrimit/ Rama: T’i japim fund njëherë e mirë kësaj marrëzie, që të vret sytë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një tjetër mesazh për Planin e Pastrimit Kombëtar. Kreu i qeverisë, ka publikuar pamje nga ky aksion në disa qytete të vendit.
Kryeministri shprehet i bindur se do t’i jepet fund njëherë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin.
“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin".
Momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec" shkruan Rama në postimin e saj./Xh.Xh/dritare.net