Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Afera Partizani/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës!

Afera Partizani/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës!

Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se janë përfshirë vetëm disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore të Berishës u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.

Rama: Njëri thotë kështu, unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta.

Afera Partizani/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës!
Në katrorin e kuq shënuar me stilolaps pjesa e Klubit Partizani ku është ndërruar destinacioni i përdorimit në 2006 dhe që nuk prek fushat sportive mbi të cilat më vonë u ndërtuan gjithësesi kullat e Jamarbër Malltezit

(Del harta, Rama sqaron hartën): Ja ku është fusha, ja godina, ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish-klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu./Shqiptarja.com

Afera Partizani/ Rama u përgjigjet akuzave të Berishës!
Me ngjyrë jeshile, pjesë e Klubit Partizani, të cilit iu ndryshuar destinacioni i përdorimit në 2006. Me ngjyrë rozë, gjithë sipërfaqja e Klubit Partizani me praninë e 19 kullave të Jamarbër Malltezit