A duhet të vaksinohen fëmijët? Mesazhi i doktor Alimehmetit për prindërit!
Dritare.net
Doktor Alimehmeti nuk e këshillon vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm. I ftuar në emisionin Java në dritare, ai u shpreh se është i nevojshëm vetëm vaksinimi i fëmijëve, të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.
“Nuk është e domosdoshme vaksinimi i fëmijëve apo adoleshentëve që janë të shëndetshëm. Megjithatë kjo ka qenë edhe një kërkesë e prindërve sepse duan të udhëtojnë dhe me certifikatën e vaksinimit të fëmijëve, e kanë më të lehtë. Ata që janë të sëmurë dhe nuk e kanë kaluar virusin më parë, është e sugjerueshme të bëhet vaksina.
Transmetueshmëria e virusit nga fëmijët bie, nëse ne vaksinojmë të rriturit. Dhe nëse kemi të vaksinuar prindërit, mësuesit, apo gjyshërit, nuk është e domosdoshme vaksinimi i fëmijëve”, u shpreh Alimehmeti në Dritare TV./L.F-dritare.net