A do të jetë ky supermarketi i së ardhmes?
Dritare.net
Në një ekonomi me distancë sociale, sektorë të panumërt po detyrohen të gjejnë metoda inovative- veçanërisht për dyqanet ushqimore dhe sueprmarketet.
Në fund të marsit panë radhë të gjata jashtë supermarketeve ndërsa blerësit me ankth prisnin të furnizoheshim me ushqime. Tre muaj në radhë janë ende atje, para supermarketeve; tani blerësit, dy metra larg dhe me xhepa të mbushur me dezinfektues për duar.
Një kompani kanadeze, pretendon se ka arritur të gejjë zgjidhjen e mundshme për dyqanet lëvizëse me ushqimore, ose supermarketet e së ardhmes.
Një supermaket leviëz në një kamion gjysëm të hapur që blerësit mund të shkojnë në bord ndërsa ruajnë masat distancuese sociale.
"Gjërat po ndryshojnë, bota është kaotike dhe ne duhet të gjejmë mundësi të reja," thotë Frank Sinopoli, themeluesi dhe CEO 37-vjeçar i kompanisë, i cili erdhi me idenë kur bizneset filluan të kuptojnë pasojat e përditshme të Covid -19.
Koncepti i një supermarketi në rrota nuk është plotësisht i ri: ndërmarrjet në shtetet amerikane të Oklahoma dhe Kalifornia, për shembull, kanë zhvilluar shërbime që ofrojnë produkte të freskëta në vendet ku mungon usyhqimi dhe lidhin fermerët vendas me komunitetet e tyre përkatësisht.
Sinopoli thotë se kamionët e tij 53 metra të gjatë janë krijuar me porosi për Covid-19, me kasë dhe qendër sanitare dhe distancues sociale. "Do të jetë si një autobus," shpjegon ai, me kamionë që ndjekin rrugë dhe orare specifike. Një aplikacion do të njoftojë banorët kur kamioni (secili personel me një punëtor dhe një shofer) po ndalet afër.
Kamioni do të jetë i hapur në të dy skajet. "Do të ecësh përmes një tuneli," shpjegon ai; blerësit do të hyjnë nga mbrapa dhe do të dalin përpara. Sinopoli kërkon një maksimum prej pesë klientësh në bord në një kohë, duke kaluar pesë minuta secili në automjet, i cili do të jetë si një rresht i vetëm në një dyqan ushqimesh, duke ofruar mish, djathra, prodhime dhe disa sende të thata./ I.M-Dritare.net