Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

83 të infektuar sot/ Situata serioze në Infektiv!

83 të infektuar sot/ Situata serioze në Infektiv!

Nga 420 testime sot kanë rezultuar pozitiv 83 persona me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në vend në 3454. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë. Numri i viktimave është rritur sërish, 4 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, mes tyre edhe mosha të reja.

Situata në spitalin e Infektivit, vijon të jetë e rënduar, ku po trajtohen edhe të rinj. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë, 8 në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë. /L.F-dritare.net