60 respiratorë mbërrijnë në Shqipëri/ Ambasada e SHBA: Aleatët e NATO-s janë bashkë!
E Martë 20 Tetor 2020, 16:04
Dritare.net
60 respiratorë të rinj, të cilët janë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në vendin tonë.
Respiratorët do të nevojiten për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa Ambasada e SHBA, në vendin tonë ka shkruar se respiratorë janë marrë nga stoku i NATO-s.
Postimi i ambasadës amerikane:
Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale./ I.M-Dritare.net