37 shtete bëhen bashkë, kërkojnë pronësi të përgjithshme për vaksinën anti COVID-19
Dritare.net
Tridhjetë e shtatë vende dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) apeluan të premten për pronësi të përbashkët të vaksinave, ilaçeve dhe mjeteve diagnostikuese për të trajtuar pandeminë globale të koronavirusit, duke thënë se ligjet e patentave mund të bëhen pengesë për ndarjen me furnizime thelbësore.
Vendet me më pak të ardhura, kanë frikë se vendet e mëdha mund të kenë më shumë burime financiare për të siguruar mjete për të luftuar koronavirusin, dhe kësisoj këto të kenë vonesa me furnizime.
"Vaksinat, testet, diagnostikimet, trajtimet dhe mjetet e tjera kryesore në përgjigjen e koronavirusit duhet të bëhen të disponueshme në mënyrë universale si të mira publike globale," tha Presidenti i Kosta Rikës Carlos Alvarado.
Përpjekja, e propozuar fillimisht në mars, synon të sigurojë një organizëm të vetëm për njohuri shkencore, të dhëna dhe pronë intelektuale në mes të një pandemie që ka infektuar më shumë se 5.9 milion njerëz dhe vrarë më shumë se 360,000.
OBSH lëshoi një "Thirrje të Solidaritetit për Veprim", duke u kërkuar palëve të tjera të interesit të bashkohen me këtë kërkesë.
"OBSH njeh rolin e rëndësishëm që luajnë patentat në nxitjen e inovacionit, por kjo është një kohë kur njerëzit duhet të marrin përparësi," tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë .
Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike ngriti shqetësimin për minimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, për të cilën grupi tha se tashmë mundësojnë bashkëpunim dhe gjithashtu do të nevojiten pasi të mbarojë pandemia.
Anna Marriott, menaxhere e politikës shëndetësore për grupin kundër varfërisë Oxfam, tha se debatin se si të trajtohen patentat ilustronin se si disa rajone mund të ndeznin humbësit./ I.M-Dritare.net