28 vjeçari përplas për vdekje 25 vjeçarin në Prrenjas
E Premte 10 Korrik 2020, 20:08
Dritare.net
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Prrenjas-Librazh.
Policia njofton se shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin, M.K. 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme. / I.M-Dritare.net